Ka nisur protesta paqësore para stacionit policor në Lipjan, nën moton “Drejtësi për Agonin”
Protestuesit u mblodhën fillimisht para objektit të komunës, për të vazhduar më pas drejt stacionit policor, ku po kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.
Protesta është organizuar nga familjarët, miqtë dhe qytetarë të tjerë që kërkojnë drejtësi për të ndjerin.
Agon Zejnullahu humbi jetën më 7 korrik në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit. Lidhur me rastin, pesë zyrtarë policorë janë arrestuar dhe ndaluar, nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...