Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës.
Kryeministri tha se lindja e fëmijëve, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në jetën e qytetarëve, do të bëhet më e lehtë dhe më pak e mundimshme përmes këtij projekti.
Sipas Kurtit, ky projekt është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës, ku janë përfshirë prindër nga qyteti e fshati, nënat vetushqyese, dhe prindër me nevoja të veçanta.
“Sot jemi mbledhur për ta lansuar një nisme qe prek drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve. Po hapim një kapitull të ri ne mënyrën se si shteti ofron shërbime publike me të koordinuara dhe më të thjeshta. Një prej ngjarjeve me të tëndësisjme në jete lindja e fëmijëve, të bëhet me lehtësim dhe jo me barrë. Ky projekt është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës, prindër nga qyteti e fshati, nënat vetushqyese, dhe prindër me nevoja të veçanta. E gjithë kjo bëhet në mënyrë të automatizuar dhe sigurt përmes platforma e-Kosova. Përmes kësaj platformë qytetarët informohen dhe planifikojnë që nga shtatzënia deri te periudha e pas lindjes”, tha ai./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...