Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka nisur pastrimi i shtretërve të disa lumjenjve të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se fillimisht do të pastrohen Lumi Nerodime në Kaçanik, Lumi Toplluha, Velezha në Prizren, Sitnica e Gurishta në Vushtrri, Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë në Gjilan, Verbica, Qubreli, Runiku në Drenas dhe Skënderaj, Janjeva, Godanci, Sitnica në Lipjan, lumi Kamenica në Novobërdë dhe lumi Ibër në Laposaviq, Arbresh.info.
“Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!”, ka shkruar Aliu.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...