Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka mbërritur në selinë qendrore të këtij subjekti ku edhe ka filluar mbledhja e anëtarëve të Kryesisë.
Në mbledhjen e thirrur, pritet të diskutohet për përcaktimin e emrave për kryetarëve të komunave nga PDK-ja dhe situatën aktuale politike në vend, përfshirë vazhdimin e seancës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, dhe formimin e Qeverisë.
Deri më tani, PDK nuk e ka zyrtarizuar asnjë kandidatë për zgjedhjet lokale, ndonëse partitë e tjera veç se kanë filluar të përmendin emra, mirëpo ende nuk ka lista përfundimtare.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 22 tetor.

Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...