Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po zhvillon mbledhjen e radhës.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e ka nisur mbledhjen duke paraqitur rendin e ditës.
Pas kësaj, një nga anëtarët e KQZ-së shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me raportimet mediatike.
Ai theksoi se kamioni i djeshëm që hyri në KQZ ishte pronë e kontraktorit, i cili kishte një marrëveshje me KQZ-në.
“Futja e kamionit të djeshëm në KQZ ka qenë kamion i kontraktorit me të cikin ka pasur kontratë KQZ-ja dhe lajmet të cilat janë shpërndarë nga mediat kanë qenë lajme te rreme dhe aspak të vërteta”, tha ai.
Me pas, ai tha se për secilin proces jemi te hapur qe prokuroria te jetë e pranishme në çdo hap te tonin që të kontrolloj.
Po ashtu në këtë mbledhje është votuar për pro akreditimi i mediave vendore dhe ndërkombëtarë për përcjelljen e procesit të zgjedhjeve.
Zgjedhjet priten të mbahet me datën 9 të këtij muaji./Arbresh.info/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...