Ka nisur lirimi i hapësirave publike në komunën e Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati i cili publikoi pamje nga ky aksion, shkruna Arbresh.info.
Ndër të tjera, Kastrati ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, pasiqë siç tha ai, projekti është i madh dhe mund të shkaktojë ngarkesa në trafik.
“Ky është një projekt i madh, që merr kohë dhe mund të krijojë ngarkesa në trafik, dhe për këtë me sinqeritetin më të madh kërkoj mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe të bizneseve, të cilat preken nga ky projekt, veçmas gjatë kohës sa do zgjasin punimet.”, ka shkruar kryetari i Malishevës.
“Vazhdojmë pa u ndalur”, shtoi ai./Arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...