Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara e të parkuara në hapësira publike në zona të ndryshme në kryeqytet.
Në njoftim në Facebook qytetarëve u është bërë thirrje, respektivisht pronarëve të automjeteve, të bashkëpunojnë në largim të tyre, shkruan Arbresh.info.
“Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pronarë të këtyre veturave të braktisura, që të respektojnë kërkesat e Inspektoratit si dhe të bashkëpunojnë duke i larguar të njëjtat sipas afateve të dhëna nga ky organ”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...