Subjektet politike përgjatë tërë parafushatës zgjedhore nuk i kanë kursyer fyerjet e ofendimet ndaj njëra-tjetrës. Mirëpo në fushatën zgjedhore, e cila nis që nga sot, Bashkimi Evropian, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e organizata joqeveritare kanë kërkuar nga partitë që të sillen me mirësjellje dhe në përputhje me ligjin gjatë fushatës, shkruan gazeta “Zëri”.
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit. Subjektet politike në Kosovë janë shprehur të gatshme të hyjnë në këtë fushatë, ku premtojnë se do t’u përmbahen rregullave dhe ligjit. Mirëpo në parafushatë shumë prej partive politike e shumë prej kandidatëve për deputetë kanë përdorur gjuhë të urrejtjes, kanë ofenduar njëri-tjetrin, madje disa prej tyre edhe janë konfrontuar fizikisht.
Në prag të fillimit të fushatës gjuhë denigruese ka përdorur edhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh shef i Shtabit Zgjedhor të kësaj partie, Lutfi Haziri, ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. Haziri e ka krahasuar Albin Kurtin me komikun Rowan Atkinson në rolin e Mr. Beanit.
“Edhe ky lideri tjetër që është bërë si Mr. Beani ka filluar të qethet e të rruhet, ka hyrë në kravatë, mirë ka bërë, ka filluar t’u ngjajë njerëzve të LDK-së. Nuk mundet dhe nuk ka të drejtë Kurti të thotë që Vjosa duhet të bëhet kryetare e Kuvendit. Ne i kemi thënë ‘Jo’, sepse Vjosa do të bëhet kryeministre, kryetar i Kuvendit bëhet ai që e cakton LDK-ja”, ka thënë Haziri.
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...