Një raund i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik ka filluar sot në Bruksel.
Burime të afërta me delegacionin e Beogradit kanë konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve” Tanjug” se tema e ditës së parë të bisedimeve në Bruksel që do të zgjasin tri ditë do të jetë zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, përkatësisht çështjen e targave të automjeteve nga Kosova.
Ndërkaq, në ditën e dytë të bisedimeve që zhvillohen më 8 shtator në rend dite do të jenë çështjet kadastrale si dhe krijimi Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshje kjo e cila vlerësohet nga pala serbe si thelbësore në bisedimet Prishtinë-Beograd, transmeton Klan Kosova.
Në ditën e fundit të bisedimeve, të premten, delegacionet e të dyja vendeve do të diskutojnë rreth caktimit të kufijve të pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës.
Gjatë tre ditëve të bisedimeve teknike në Bruksel, delegacioni i Prishtinës kryesohet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ndërsa ai i Beogradit nga Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas