Ka filluar ceremonia përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Në këtë ceremoni po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, si dhe shumë qytetarë të tjerë.
Ceremonia u hap me interpretimin e himnit kombëtar.
Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se 15 janari i vitit 1999 ishte ditë që vulosi historinë e popullit tonë.
“Në Reçak u vranë 45 civil të pafajshëm ku humbën jetën se vetëm se ishin shqiptar. Ishte zëri i ambasadorit William Walker ku masakrën e quajti krim kundër njerizimit. Reçaku është dëshmia jonë para historisë. Drejtësia për viktimat e Reçakut është borgj që akoma nuk është shlyer. Ambasador Ëalker ju jeni engjëlli mbrojtës i këtyre viktimave dhe ju falënderoj nga zemra. Ne do të vazhdojmë duke ecur përpara dhe duke mbajtur gjallë kujtimin për martirët tanë”, tha Aliu./Arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon