Komuna e Gjilanit është një prej qyteteve nga ku pati më së tepërmi ikje të qytetarëve përgjatë vitit që lamë pas.
Ikja e të rinjve nga Gjilani vërehet edhe kurdo që dikujt i bie të vizitojë këtë vend.
Por ajo çfarë bie në sy në këtë qytet është edhe fakti se sa pak është punuar, duke mos llogaritur fare këtu ndërtimet e shumta e kaosin urbanistik të ndodhur viteve të fundit.
Sot kryetari i ri i Gjilanit më në fund njoftoi për një punë të mirë në shërbim të qytetarëve.
Ai njoftoi se po bëhet shtrimi i asfaltit në rrugën “15 Qershori”, apo një nga rrugët kyçe të Gjilanit me lagjen Dardania, apo një prej lagjeve më të frekuentuara.
Kryetari i kësaj komune tha se është gjithmonë në zbatimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit. /arbresh.info/

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...