Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes sot filloi aksioni tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut.
Aksioni realizohet sipas planit vjetor të Departamentit për Çështje Mjekësore të MM-së në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së.
Përkundër angazhimeve tjera, interesimi i stafit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh.
Pjesëtarët e FSK-së përveç dhurimit në formë të organizuar së paku dy herë në vit, gatishmërinë për dhurimin vullnetar të gjakut e shfaqin gjatë tërë vitit në rast të kërkesave të qytetarëve.
Nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut vlerësohet se FSK-ja është dhuruesi më i madh i gjakut për qendrën e tyre.
Sikur edhe viteve tjera, ku brenda vitit pjesëtarët e FSK-së kanë dhuruar mbi 1 mijë doza gjak, pritet që ky aksion të përmbyllet suksesshëm.
Aksioni për dhurim të gjakut do të vazhdojë në Shtabin e Përgjithshëm dhe në të gjitha njësitë e FSK-së deri më 7 shkurt 2020./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...