Fatlind Neziri, nipi i ish-komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është në mesin e gjashtë oficerëve të FSK-së që diplomuan në Akademinë Ushtarake të Turqisë.
Haradinaj shkroi në Facebook se Fatlindi e vazhdoi “traditën familjare të shërbimit ndaj atdheut”.
“Nipi im, Fatlind Neziri, është djali i dy bashkëluftëtarëve të mi, Nezirit dhe Mejremes. Ai ka përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake Turke në kuadër të FSK-së, si dhe studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Ministrisë Turke të Mbrojtjes”, shkroi ai.
“Duke vazhduar traditën familjare të shërbimit ndaj atdheut, Fatlindi sot i shërben vendit me nder dhe përkushtim në uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Krenar me ty, Fatlind!”, shtoi Haradinaj.
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...