Presidenti serb Tomislav Nikoliq do të takohet sot me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe njëherit shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, shkruan arbresh.info.
Siç njoftoi Zyra e Presidentit të Serbisë për bashkëpunim me mediat pas takimit, i cili do të mbahen në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, do të mbajnë një konferencë për medie.
Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë aktualisht ka 388 punonjës civil, duke përfshirë 116 punonjës ndërkombëtarë civilë, 229 punonjës vendor, 27 vullnetarë të KB-së, 16 punonjës të uniformuar, 8 oficerë ushtarak për ndërlidhje dhe 8 oficerë policie, shkruan arbresh.info.
Prioritetet e Misionit vazhdojnë të jenë avancimi i sigurisë, stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në regjion. Për arritjen e qëllimeve të tij, UNMIK-u vazhdon angazhimin e tij konstruktiv me Prishtinën e Beogradin, me komunitetet në Kosovë, si dhe me palët regjionale dhe ndërkombëtare. /arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën