Nikolic: Prishtina shkeli marrëveshjen

11:29 | 26 Janar 2017
M. A.

Të hënën është mbajtur raundi i bisedimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, të cilat pas përfundimit të takimit janë dakorduar që do të bëjnë gjithçka për paqe në Kosovë.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, sipas së cilit, administrata në Prishtinë është duke u përpjekur për të përshpejtuar zgjidhjen e situatës e vetëdijshme që raportet në botë po ndryshohen, se koha po punon për Serbinë, popullin serb në Kosovë dhe se serbët tani mund të presin sinjale pozitive nga shumë kryeqytete të botës, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, takimi në Bruksel ishte i vështirë dhe vuri në dukje se ka pasur një marrëveshje, për të cilën këmbënguli Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini që pjesëmarrësit të përmbahen nga deklaratat, dhe të gjinden mënyra për të ulur tensionet dhe të shihet se çfarë nuk është përmbushur dhe se çfarë mund të përmbushet më shpejtë dhe çka më ngadalë.

“Sigurisht që shqiptarët mashtruan dhe nga kjo krijuan një shfaqje me të cilën pretendojnë se kanë përballur delegacionin serb me Kosovën e pavarur”, ka thënë tutje Nikolic.

Tutje sipas presidentit serb, shtylla kryesore e diskutimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, siç tha ai, ishte “këtu është BE-ja, ju kurrë nuk do të hyni nëse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës”.

Ai theksoi se tani mund të flasim për këtë takim, sepse përfaqësuesit e Prishtinës shkelën marrëveshjen, në krahasim me Kryeministrin serb, Aleksandar Vucic, i cili e respektoi dhe nuk foli në lidhje me të.

“Ata thanë se kanë arritur qëllimin e tyre, rrumbullakësimin e territorit, e kanë siguruar sovranitetin dhe tani nuk u intereson më ndonjë pjesë të territorit të ciliin do t’a merrnin nga Serbia, kur ata e kanë shtetin e tyre dhe sigurisht që kjo ju sfidon që t’ua thoni atyre të gjitha. Shumë gjëra u thamë atyre në lidhje me sjelljen në lidhje me murin dhe përmbushjen e detyrimeve, si dhe për të ardhmen që ja kanë dedikuar qytetarëve të Kosovës, që sollën njësitë speciale aty ku nuk duhet të jenë “, ka thënë Nikolic.

Ai shtoi se i ka pyetur përfaqësuesit e Prishtinës se çfarë do të ndodhte nëse Beogradi do të sillte njësitë e tij.

“Ju sollët gjithçka që keni prej armëve dhe mjeteve, çfarë do të ndodhte nëse ne do të sillnim vetëm një pjesë të asaj që kemi? Të fillojmë luftën? A ishte kjo një dëshirë?” ka pyetur Nikolic.

Ai shtoi se ka bërë pyetjen, se me çka Prishtina do të ndalonte trenin, i cili u nis drejtpërdrejtë nga Beogradi për në Mitrovicë, pas 18 vjetësh, dhe se çfarë urdhëra kishte komandanti i tyre.

“Ata thanë se nuk kanë dhënë asnjë urdhër, por për të vendosur në teren. Çfarë të vendosë? A është makinisti i madh, i vogël, nëse ka 50 ose 100 pasagjerë, sa do të vrasin, çfarë duhet të bëjnë?” ka thënë Nikolic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme