Presidenti serb Tomislav Nikolic ka thënë se edhe në qoftë se Kushtetuta ndryshohet, asnjëherë nuk do të lejohet ndryshimi i pjesës, në të cilën thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë.
“Nuk kam parë ndonjë ndryshim serioz në kushtetutë, tek ndonjë pjesë. E vetmja, për të cilën e di që nuk duhet dhe nuk do të ndryshohet asnjëherë është preambula që thotë se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Një gjë e tillë do të shkaktonte humbje të mëdha për ne, prandaj nuk besoj që dikush do të donte një gjë të tillë”, ka thënë Nikolic.
Ai ka folur për kryeministrin serb. Aleksander Vuciq, i cili i fitoi zgjedhjet e fundit në Serbi. Lidhur me këtë thotë se partia e Vuçiqit do të jetë shtylla kurrizore e qeverisë së re, pas fitores dominonte që e arriti në zgjedhje.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026