Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dërguar letër ngushëllimi me rastin e vdekjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Rexhep Boja.
Letra e Ramush Haradinaj:
I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Rexhep Boja.
Boja kishte udhëhequr BIK-un në rrethana shumë të rënda për Kosovën, në vitet e përpjekjeve tona për lirinë e Atdheut, vite të rënda edhe për institucionet fetare.
Pas çlirimit ai u angazhua në edukim por edhe në diplomaci, ku përfaqësoi denjësisht Republikën e Kosovës si ambasador në Arabinë Saudite.
Me këtë rast ngushëlloj familjen Boja, Myftiun Tërnava, miqtë, familjarët, studentët dhe mbarë komunitetin mysliman.
Shpirti i tij u prehtë në Parajsë! /arbresh.info/
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut