Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë parashikimin e motit për fundjavë. Sipas IHMK-së, masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar në vend, do të kenë efektin termik edhe për një periudhë kohore, duke bërë që fundjava të jetë me diell dhe e ngrohtë.
“Masat e ngrohta të ajrit me origjinë afrikane të cilat depërtuan mbi vendin tonë ditë më parë, do të kenë efektin termik edhe për një periudhë kohore. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë”, thuhet në njoftim.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21 deri në 23 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerta e normales. Do të fryjë erë e lehte deri në mesatare nga drejtimi i veriut dhe juglindjes”, thuhet në fund.
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin