Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë.
Të dyshuarit A.M, I.B, F.A, Sh.G dhe N.A akuzohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Konflikti i interesit”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” dhe ” Deklarimi i rremë nën betim”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, transmeton Arbresh.info.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit A.M, I.B, F.A, Sh.G dhe N.A, si persona zyrtarë të Ndërmarrjes Publike “Ambienti në Pejë, nga vitit 2020 gjer në fund të vitit 2022, duke vepruar si bashkëkryerës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, tejkalojnë autorizimet e tyre zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri A.M si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë, të pandehurit I.B , F.A, Sh.G, si anëtar të këtij bordi dhe i pandehuri N.B si Kryeshef ekzekutiv dhe anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje, pa vendim të aksionarit dhe pa mbulesë ligjore vendosin t’i ndajnë vetit bonuse për secilin prej të akuzuarve”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, sipas aktakuzës e cila ka 79 faqe, i pandehuri A.M, si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë, akuzohet edhe për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” , “Deklarimi i rremë nën betim” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga KPRK-së. I pandehur, N.A, akuzohet se në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të “Ambienti” në Pejë duke punësuar me tepër se tetë (8) persona kundërligjshëm, duke kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”, nga KPRK-së”, thuhet më tej në njoftim.
Prokuroria ka vlerësuar se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.
Gjithashtu, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejë është kërkuar kompensimi i humbjes se demit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publik ose në shërbim publik./Arbresh.info
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn