Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe M.V. të nacionalitetit serb, dhe A.Ç. të nacionalitet boshnjak, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civil”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit si pjesëtarë rezervë të Policisë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, kanë kryer vrasje, dëbim, shkatërrim të pasurisë dhe keqtrajtim ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë, me ç’rast u vranë 14 civil të nacionalitet shqiptar.
Ndër tjera, shtohet se “prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se të pandehurit gjenden në arrati”.
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...
Begaj: Akademia e Shkencave pati edhe rol atdhetar e patriot...
Seanca në Apel: Shiti armën me të cilën u vra Liridona Adema...
Rama: Liqeni i Shkodrës së shpejti Zonë Biosfere e Mbrotjur ...