Çmimet e importit në Kosovë janë më të larta për 0.3 % në tre mujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti. Kurse, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit që shkoi, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej -0.1%.
Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për indeksin e çmimeve të importit për tremujorin e dytë të vitit 2015.
Ngritja më e madhe e çmimeve ishte sipas sektorëve te: produktet minerale (4.1 %); artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.4 %); vajrat ushqyese (2.2 %); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.6 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.0 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.9%) dhe produktet e industrive kimike (0.2%).
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (-10.5 %); shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (-1.4 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.2 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-1.2 %); letrat dhe artikujt e saj (1.2%); këpucët(-1.2%); druri dhe artikujt e drurit (-0.4 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.2 %); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-0.1%); dhe mjetet e transportit (-0.1 %).
Çmimet e Importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.1 % ndërmjet tre mujorit të dytë 2014 dhe tremujorit të dytë 2015. Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale(-11.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-4.8%); mjetet e transportit (-4.0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-3.2%); këpucët (-1.2%); dhe tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.6 %).
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (12.6 %); artikujt e ndryshëm të prodhuar (10.4 %); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (10.1 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (8.1%); vajrat ushqyese (7.0 %); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (4.9%);letra dhe artikujt prej saj (2.6 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.2 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.8 %); dhe produktet e industrive kimike (0.4 %).
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...
Presidentja: Datën e zgjedhjeve nuk e vendosa unë, KQZ-ja nu...
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...
“Po punohet për identifikimin e viktimave”, ambasadori Latif...