Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.R për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës në maj të vitit 1999.
Sipas aktakuzës, D.R dyshohet se në periudhën 7-10 maj 1999, ka marrë pjesë në një sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare.
Ai akuzohet për bashkëkryerje në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, keqtrajtimin fizik të tyre, dëbimin e dhunshëm të banorëve, si dhe për plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtëpive në disa lagje të Gjakovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza mbështetet në dëshmitë e viktimave dhe dëshmitarëve okularë, identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raportet e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë hetimeve.
I pandehuri ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase për shkak të rrezikut të arratisjes.
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...