Ngjarjet për ditën e sotme

07:15 | 25 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

09:30
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021 dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Të ftuar përfaqësues të Organizatës “Sawe the Children”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

11:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00
Kompania CEO – Congress & Event Organization organizojnë edicionin e 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

11:00
Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel “Grand”, salla e Kuqe)

11:00-14:00
Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

11:30
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë; Ligji për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë)

14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

14:00
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), mbanë konferencë për medie. Konferenca e FC Drita. (Selia e FFK-së).

15:00
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), mbanë konferencë për medie. Konferenca e FC Llapi. (Selia e FFK-së)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale