Këto janë ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme.
08:00
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. Pas vizitës do të ketë prononcim për media. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, sall C203)
11:00
Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve, ku e ftuara e radhës do të jetë Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera, Prishtinë)
13:00
Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor mbajnë konferencë për medie, në lidhje me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos. (objekti i Qeverisë në Pejton)
13:00
Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando. (Teatri Kombëtar i Kosovës)
13:30
Fondacionit MDA organizon tryezë diskutimi me temën: “Dialogu Publik-Privat”. Merr pjesë Besnik Bislimi, zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, si dhe Karin Hernmarck Ahliny, smbasadorja e Suedisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë