Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën e djeshme plenare për raportimin për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti II.
Në ditën e sotme, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit si dhe do të mblidhen komisione parlamentare.
Një ndër ta është ai i Punëve të Jashtme, në të cilin do të raportojë ministrja Donika Gërvalla – Schwarz.
Sot, do shënohet edhe 15 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili është më 9 prill.
Gjitha ngjarjet e sotshme:
09:00
Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan organizon konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
09:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, merr pjesë në hapjen e konferencës “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës viziton Klinikën e Neurokirurgjisë. (Klinika e Neurokirurgjisë, QKUK)
10:00
Mbahet takimi me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet të Qeverisë dhe Komunave. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti zëvendësshefi për Bashkëpunim o Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi etj. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporton lidhur me Planin e Punës së MPJD-së në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
10:00
Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar më 9 prill të
vitit 2008, Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuese)
11:00
Mbahet diskutim me temën “Zëri i serbëve të Kosovës në dialogun e Brukselit”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
11:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
13:00
Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, me debatim për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)
13:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme; Projektligjin pёr Kinematografinë; Raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)
13:00
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe General Electric (GE) nënshkruajnë Marrëveshjen për modernizimin e turbinave me avull të Termocentralit “Kosova B”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (“Kosova B”, Obiliq)
14:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozimet për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
Dita kur u shkrua historia: Dhjetë vjet nga anëtarësimi i Ko...
Ademi në përvjetorin e UEFA tregon punën e deritanishme të K...
“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama jep d...
Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje
Zjarri përfshin një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet...