Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:
08:00 – 16:00
Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës, protestojnë për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mos rregullimin e vlerës së koeficienteve sipas pozitave të tyre. (Policia e Kosovës, Prishtinë)
11:00 – 12:10
Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, viziton komunën e Dragashit.
Agjenda:
Ora 11:00 – Presidentja Osmani pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini;
Ora 11:40 – Presidentja Osmani viziton Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.
Ora 12:10 – Presidentja Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini deklarohen për medie.
11:00
Lansohet platforma “Arkiva Digjitale – Eduarkiva”, e cila ka digjitalizuar koleksionin “Zijadin Gashi”, që përmban dokumente të rëndësishme të viteve 90-ta në Kosovë lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip. (Arkivi Komunal i Prishtinës)
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...