Ngjarjet e ditës së sotme

07:00 | 12 Maj 2022

08:15

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe Këshilli Qendror Grevist, vizitojnë shkollën “Asim Vokshi” për të parë rrjedhën e grevës një-orëshe në institucione arsimore të Prishtinës. (Shkolla “Asim Vokshi”, Kodra e Trimave).

08:30

Punëtorët e KEDS/KESCO vazhdojnë grevën me kërkesë ngritjen e pagave për 100 euro. (Para ndërtesës së KEDS/KESCO, Prishtinë)

09:00

Në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

09:30

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” organizon një takim për të diskutuar rreth aktiviteteve që forcojnë shkathtësitë e buta te nxënësit e shkollave të mesme. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) organizon konferencën me temën “Personat LGBTI dhe politika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë organizon tryezën me moton “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejat për sigurimin e shëndetit global”. (Hotel “International Prishtina”, Veternik)

11:00

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2021/22. (ZKA, Rr. “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë).

11:00

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA), bisedojnë me të rinjtë ferizajas, rreth mundësive për të rinjtë, Agjendën e Gjelbër Evropiane, transformimin digjital etj. (Teatri “Adriana”, Ferizaj).

12:00

Kolegji Universum organizon Panairin e Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit, ku pjesëmarrëse do të jenë rreth 50 biznese dhe organizata, 31 universitete etj. Në hapje, merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Kolegji “Universum”, Lipjan).

12:30

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) lanson Programin për Angazhim Qytetar. (Kinema “Lumbardhi” Prizren)

13:00

Major Ivan Nastenko, udhëheqës i forcave të Ukrainës në kuadër të KFOR-it, mban një ligjëratë me intelektualë, mësimdhënës dhe studentë. (Salla e Senatit, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë)

15:00

Klubi i pingpongut “Priping” dhe Akademia e Pingpongut eBaTT nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim afatgjatë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë)

16:30

Mbahet ceremonia e varrimit e ish-boksierit Xhevdet Peci. (Fshati Zhazhë, Mitrovicë)

19:30

Mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci. (Qendra e Kulturës, Mitrovicë)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara