Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:03 | 7 Prill 2022
S D

08:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. (IKSHPK)
09:30
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) organizon konferencë në 6-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për të diskutuar ndikimin e saj në ekonomi. Merr pjesë dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; zv.kryeministri Besnik Bislmi etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2022 – 2026; shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit për zyrtarët publikë; shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial etj. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) shënon Ditën Botërore të Shëndetit, që sivjet shënohet me moton “Planeti ynë, shëndeti ynë”. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. (IKSHPK)
10:00
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon tryezë diskutimi për rezultatet e Raportit të matjes së performancës së komunave për vitin 2020. Merr pjesë dhe ministri Elbert Krasniqi. (Hotel “Emerald”)
10:30
Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizon ceremoninë e nënshkrimit marrëveshjeve të mirëkuptimit me 16 kryetarë të komunave përfituese nga Thirrja “Programi për Zhvillim Rajonal’’ PZHR 2022. (Objekti i MZHR-së, ish-Rilindja, kati i V)
12:00
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Drejtoria pёr Shёndetёsi nё Prishtinë, së bashku me Departamentin mjekёsor tё FSK-së dhe studentёt e Kolegjit “Universum”, organizojnë disa aktivitete me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me ruajtjen e shëndetit. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do ta vizitojnë ekipet mjekësore në tendën në Sheshin “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
12:30
UNFPA në Kosovë, në bashkëpunim me Organizaten YMCA dhe Koalicionin K10, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, do të organizojnë aktivitet për ndërgjegjësimin e femrave për higjienën menstruale dhe promovimin e mbrojtjes së ambientit, duke përdorur kupa menstruale të cila ripërdoren dhe janë miqësore ndaj natyrës. (Te monumenti “New Born”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale