Ngjarjet e ditës

07:05 | 2 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

09:30

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë)

10:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës)

10:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30 – 11:40

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt dhe institucionet shëndetësore:

10:30 – Takim me kryetarin Agim Aliu

11:20 – Vizitë në Spitalin Rajonal

11:40 – Vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

14:00

Zv.kryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)

Shpërndaje në rrjete sociale