Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë
8:45
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj)
09:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N302)
09:00
Mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore”. (Akademia e Shkencave e Arteve)
09:30
Tentohet për herë të gjashtë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N303)
09:30
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, N204)
09:30
Mbahet konferenca “Siguria në Ballkan-avancimi i sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës. Në rend dite janë 11 pika, përfshirë plotësimi dhe ndryshimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën “(Dy) sovranë në një tren – Ngritjet e pakta dhe uljet e shumëta të iniciativës për Fondin Sovran në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë organizojnë konferencën shkencore “Çështja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913). (Fakulteti Filozofik, UP)
12:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave. (Kuvendi i Kosovës)
12:00
Mbahet protestë për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në projektin “Rruga A”. (Rruga “Ali Vitia”, Prishtinë)
12:00
Protestohet në përkrahje të minatorëve të Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë, me kërkesa për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqjen e menaxhmentit. (Përpara menaxhmentit të minierës “Trepça”, në hyrje të Mitrovicës)
13:00
Komuna e Vushtrrisë fillon punimet në bulevardin e qytetit. Merr pjesë dhe kryetari Ferit Idrizi. (Vushtrri)
13:00
Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë, në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambleiste, në kuadër të Muajit të ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit, organizojnë marshin e përbashkët. (Nisja nga sheshi “Isa Boletini”, Mitrovicë)
13:30
Mbahet seanca e apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë)
17:00
Organizata “Islamic Relief” mban ceremoninë e fillimit të projektit “Forcimi i ekonomisë rurale dhe mundësive të gjenerimit të të ardhurave në Kosovë” (SREIGO), në vlerë prej 1.6 milionë euro. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
18:00
Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin e V-të të Mjekësisë, me temën bosht “Risitë në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare”. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”)
18:00
Me rastin e përfundimit të misionit, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Luljeta Minxhozi organizojnë pritje. (Restorant “Grand Events”, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë)
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...