Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:
09:00
Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Shoqata Shqiptare e Bankave organizojnë Forumin “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe peticione takohet me përfaqësuesit e Panelit për Lirim me Kusht/ KGJK, me qëllim të informimit për punën dhe funksionimin e këtij Paneli. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:30
Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, dorëzon në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës kërkesën kushtetuese në emër të përmbaruesit të shkarkuar privat, Ilir Mulhaxha, nga Ministria e
Drejtësisë. (Gjykata Kushtetuese)
11:00
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjnë hapjen solemne të Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”. (Sheshin “Xhorxh Bush”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar për vitin 2022 të KQZ-së, AKP-së dhe AKK-së. (Kuvendi i Kosovës, C203)
12:00
Universum International College (UNI) mban diskutim për nder të muajit rozë, rreth ndërgjegjësimit për kancer të gjirit. Merr pjesë dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall)
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...