Këto ngjarje janë paraparë të ndodhin ditën e sotme në Kosovë:
Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin plotësues të komisioneve të përhershme, për Projektligjin për Qeverinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës zhvillon këto aktivitete:
10:00 – Përurohet libri “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut”, të autorit Selatin Novosella. (Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.
11:00 – Bëhen homazhe pranë varrit të Adem Demaçit. (Varrezat e Dëshmorëve Prishtinë)
12:00 – Vizitohet sheshi “Adem Demaçi” dhe vendosen buqeta lulesh në gurthemelin e shtatores së Adem Demaçit.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin 2021. I ftuar drejtori, Fatmir Plakiqi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendësministrja e Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, prezantojnë dy projekte që lidhen me diasporën. (MPJD, salla e konferencave, ora 11:00)
Agjenda e Ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës:
11:00 – vendosja e kurorave – Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.
11:10 – hapja e ceremonisë memoriale- Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.
11:15 – fjalimet
11:30 – parakalimi i gardës dhe njësiteve policore
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Suedisë në Prishtinë, Karin Hernmarck Ahliny. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15, pamje)
Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Mbahet debati me temën “Pozita dhe problemet e komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 13:00)
SHFMU “Vëllezerit Frashëri” Lipjan pranon donacionin me pajisje kompjuterike nga Lidhja e Arsimit të Prindërve Shqiptarë “Naim Frasheri” Zvicër. (SHFMU “Vëllezerit Frashëri” Lipjan, ora 14:00)
Përurohet Instalacioni Artistik unik në lumin Ibër, pranë Urës Kryesore. (Mitrovicë, ora 19.00)
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes mbahen homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, në sheshin e UÇK-së, në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, Reçak, Mollopolc dhe Vojnoc. (Ora 09:00)
Dhurohet gjak vullnetar nga të rinjtë e fshatit Rashnicë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. (Xhamia e fshatit Rashnicë, ora 10:00-15:00)
Mbahet akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. (Shtëpia e Kulturës Shtime, ora 11:00)
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes realizohet një vizitë në Muzeun e Qytetit në Shtime. (Sheshi “Ahmet Shtimja”, ora 12:00)
Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencë për diversitetin kulturor.(Qendra private kulturore “Aquarious”, Mitrovicë e Veriut, ora 18:00-20:00)/arbresh.info/.
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...
Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion
Tjetër penallti në “Metropolitano”, Alvarez barazon
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos