Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
(Tregu i kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 09:30)
Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Ali Sadriun, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu bën hapjen zyrtare të Muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore. Marrin pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti, Kryeministri dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-38, ora 10:00)
Nis “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”. Me video-mesazhe mediave iu drejtohen kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, presidenti Hashim Thaçi, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. (Ora 10:00)
EULEX-i prezanton raportin e tij të parë publik të Monitorimit Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit. (Selia e EULEX-it. Takimi mbahet në ambient të hapur në një tendë me ngrohje, ora 10.45)
Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë voton kërkesën/rekomandimin për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj viziton Qendrën Korrektuese në Lipjan. (Ora 11:00, adresimi për media në ora 11:45)
Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkëpunimi i AMC dhe LDS Charities. (Barnatorja Qendrore QKUK, ora 11:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të bëjë pranimin e 215 tabletëve nga OSBE. (MASH, ora 12:30)
Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Petrit Gashin, ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Komuna e Pejës organizon debat publik mbi raportin e vlerësimit strategjik mjedisor të hartës zonale të Komunës Pejë. (Salla e Kuvendit Komunal Pejë, ora 12:00)
Qendra Multimedia SHAK Elena Gjika Dora D’Istria organizon promovimin e librit “Këngët e ngashërimit” të autorit Ragip Sylaj. (Shtëpia e Fellbahut Suharekë, ora 12:00)
Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet në sheshin “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar. (Prishtinë, ora 13:30)
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...