09:00 Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën organizon aksion pastrimi me rastin e “Ditës së Pastrimit të Botës” ku do të pastrohen katër lokacione në Prishtinë; Rr. Garibaldi (Platoja e Hotelit “Grand”) dhe afër parkingut të Pallati i Rinisë; Gërmi (Parkingu në hyrje të parkut) dhe Dëshmoret e Kombit (afër Postës).
10:00 Mbahet diskutimi mbi sigurinë dhe të drejtat e të rinjve në institucione shkollore dhe prezantohen manualet: “Edukimi dhe të drejtat e nxënësve në ambientet shkollore” dhe “Qasja praktike karshi të drejtave të rinjve në Institucione shkollore”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
10:00 Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve në shënim të 23-vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve)
12:00 Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e veprave letrare të Lulash Palushajt “Ma shkretnuen zemrën” dhe “Fjalë të Malësisë së Madhe – visar që s’duhet harrue”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)./arbresh.info/
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...
Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëv...
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë...
Zelensky: ShBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë