Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesditën e sotme në Prizren.
Bëhet fjalë për një 30 vjeçar, i cili ka vrarë babain e tij me thikë, shkruan arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” të kësaj komune.
Lajmin për arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanolla./Arbresh.info
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?