Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta duke filluar nga fundi i vitit mësimor 2022-23, do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.
“Përmes Programit Edukativ “Edukimi për Siguri”, konkretizuam bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nga i cili nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta, duke filluar nga fundi i vitit mësimor 2022-2023, do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...