Ligji për kontroll të duhanit ka pasur efekt të mirë tek qytetarët.
Që nga miratimi i këtij ligji në Qeverinë e Kosovës është ulur numri i duhanpirësve.
Këtë e ka pohuar për Arbresh.info edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Hoti ka thënë se ky ligj ka pasur rezultate në uljen e numrit të konsumuesve të duhanit dhe në vetëdijesimin e qytetarëve.
Ai ka thënë se fokusi i këtij ligji është gjenerata e re, sepse sipas tij të rinjtë mund të ndikohen shumë shpejtë dhe nga kureshtja mund të fillojnë konsumimin e duhanit.
“Mund të themi se ligji i duhanit ka pasur rezultate në uljen e pirjes së duhanit. Mirëpo kemi nevojë që të jemi të shqetësuese sepse ka tendencë nga gjenerata e re ta konsumojë duhanin më tepër, e sidomos cigaret elektronike, për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka marrë nismën për plotësim dhe ndryshim për kontrollin e duhanit”, tha Hoti.
Ky ligj sipas Hotit, ka ulur konsumimin duhanit në hapësira publike, mirëpo sipas tij ka ende një pakicë që rezistojnë këtë ligj dhe ata janë gastronomet.
“Ne shohim se ka sjellë një ndryshim të kulturës sepse sot është evident fakti që qytetarët konsumojnë më pak duhan në ambientet familjare, lokale, institucione të ndryshme që e zbatojnë ligjin por fatkeqësisht kemi disa pjesë që e kemi më sfiduese në zbatimin e këtij ligji, sidomos gastronomia ku janë edhe shkeljet më të mëdha”, tha ai.
Po ashtu ai ka njoftuar se përveç ligjit për kontroll të duhanit janë miratuar edhe dy udhëzime të tjera administrative për vërejtje shëndetësore të cilat janë ende në proces.
“Ky ligj ka për qëllim që të krijojë një mjedis të lirë pa duhan ku qytetarët mund të zhvillojnë jetën e tyre pa u ekspozuar duhanit. Përveç ligjit për kontroll të duhanit kemi miratuar edhe dy udhëzime të tjera administrative. Jemi në proces të finalizimit të udhëzimit administrativ për vërejtët shëndetësore që informojnë qytetarët që t’i njoh efektet negative të pirjes së duhanit”, shtoi ai.
Ndërsa ekskluzive e ka lënë për Arbresh.info, udhëzimin administrativ që pritet të zbatohet që nga viti i ardhëm.
Zyrtari i kësaj ministrie ka thënë se në pakot e cigares përveç vërejtjeve me shkrim, nga vitit 2024 do të kenë edhe vërejtje shëndetësore të lustruara me fotografi.
“Pakot e cigares të cilat nga viti i ardhëm do të ketë fotografi dekurajuese për duhanpirësit dhe për ata që potencialisht mund të bëhen konsumues të duhanit. Në mënyrë që të ngritët vetëdijesimi, ndërgjegjësimi për pasojat e duhanpirës”, përfundoi ai.
Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, çdo 6.5 sekonda vdes një person si pasojë e konsumimit të duhanit.
Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse tymoset duhan në hapësirat ku është e ndaluar me ligj, për subjektet afariste gjoba është nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa për personin fizik 30 deri në 50 euro.
Ndryshe, Dita Botërore pa Duhan është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të OBSH-së të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...