Kazinotë elektronike në Shqipëri, nga 1 janari 2019 nuk do të ekzistojnë më në qendrat e banuara.
Në zbatim të ligjit për “Lojërat e fatit”, duke nisur nga data 31 dhjetor e këtij viti, do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike që ndodhen pranë zonave të banuara.
Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave mori vendim një ditë më parë për ndryshimin e projektligjit për kazinotë.
“Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, sqarohet në projektligjin e publikuar në faqen e kryeministrisë.
Vendimin e rëndësishëm e bëri të ditur dje, Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi se “nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katrorë të Republikës së Shqipërisë”.
Ndërkohë, Kryeministri sqaroi se Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare “VLT”. “Duke qenë se Lotaria Kombëtare është një koncesion i bërë në të shkuarën, bazohet në një ligj të veçantë”, tha ai, transmeton atsh.
Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen brenda këtij viti të të gjitha kazinove elektronike pranë qendrave të banuara, ka gjetur një jehonë të gjerë edhe në mediat ndërkombëtare.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj