Njëra nga demonstratat e mbajtura në Opojë, është ajo e datës 28. 01. 1990, kur në mënyrë të organizuar nga të gjithë fshatrat e Opojës, demonstruesit mblidheshin në Bresanë për të kundërshtuar vendimet e pushtetit serb, i cili dhunshëm suprimoi ‘Kushtetutën e vitit 1974’, për t’ia mësyrë kështu (ri)okupimit të Kosovës.
Nga organet e atëhershme serbe janë fotografuar edhe pjesëmarrësit nga fshati Blaç, kurse me numrin 1, është vënë në shënjestër Ymridin (Emin) Halimi nga Blaçi, i cili pikërisht për shkak se është parë qartë në këtë foto, pra që ka marrë pjesë, më 1990 është dënuar me 40 ditë burgosje.
Për vuajtje të dënimit është mbajtur në burgun e Dubravës.
Ymridin Halimi, më 1999 u inkuadrua edhe në radhët e UÇK-së, ndërsa për operacione luftarake me ca shokë të tjerë u dërgua në Koshare, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”.
Kjo foto është gjetur në objektin e Gjykatës së Dragashit, pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 1999.

Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...