Një foshnjë e sapolindur në spitalin e Pejës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Infermierja Kryesore e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Hidajete Krasniqi thotë se nëna dhe foshnja e cila u lind më datën 31 të muajit të kaluar janë mirë dhe janë liruar menjëherë nga spitali.
“Kemi pasur foshnjën e dytë edhe atë me 31 gusht e cila ka lind në spitalin e Pejës dhe nëna ka qenë me simptoma. I është bërë testi edhe foshnjës së porsalindur dhe të dy kanë rezultuar pozitiv. Foshnja e dytë ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në gjendje të mirë dhe s’ka pas nevojë për tretman farmaceutik”, tha Krasniqi për RTK-në.
Por ky nuk është rasti i vetëm. Pozitiv me Covid-19 rezultoi edhe një foshnje tjetër.
“Një fëmijë është pranuar me datën 31 gusht i cili fëmijë ka lind më 17 gusht dhe është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.
Me 31 ka ardhur me simptoma dhe pas dyshimit për Covid-19 iu është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv. Foshnja që ka lind më 17 gusht ka qenë e hospitalizuar për tre ditë dhe është liruar sot në gjendje të mirë”, tregoi ajo.Krasniqi bëri të ditur se nënat e foshnjave nuk ishin të vaksinuara kundër Covid-19.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...