Nga sot e tutje, mërgimtarët mund të aplikojnë online për rifitimin e shtetësisë së Kosovës përmes platformës e-Kosova.
Kështu bën të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me anë të një postimi në Facebook.
Ministri ka falënderuar gjithë stafin e ministrisë për përkushtimin e treguar për digjitalizimin e këtij shërbimi jashtëzakonisht të rëndësishëm për mërgatën tonë.
“Pasi kam nënshkruar vendimin mbi ofrimin e mundësisë së rifitimit të shtetësisë online përmes platformës e-Kosova, sot vizitova Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit ku u bë testimi final i suksesshëm i procedurës së aplikimit. Bashkë me u.d Drejtorin e AShI-së z. Artan Dreshaj dhe Zëvëndësministrin Bardhyl Dobra përcollëm testimin final dhe nga tani, kjo mundësi është aktivizuar dhe procedura e aplikimit do të zgjasë pak minuta”, shkruan Sveçla./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...