Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se sot, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.
Sipas njoftimit, bllokimi do të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50.
Po ashtu, MPJD bën të ditur se bllokime të qarkullimit janë paralajmëruar edhe në data të tjera.
“Më 27 dhjetor 2025, qarkullimi do të bllokohet nga ora 11:52 deri në ora 18:52, ndërsa më 3 janar 2026, bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00”, thuhet në njoftim.
MPJD ka këshilluar qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo janë në tranzit përmes këtij segmenti rrugor, që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim.
Për informacione shtesë dhe ndihmë konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën për Menaxhim të Krizave Konsullore (QKMK) në numrat e telefonit: +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe 0800 500 95
MPJD njofton se do të vazhdojë të përcjellë situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.
Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Rritja e konsumit dhe ndërprerja e energjisë, KOSTT sot me k...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...