Pas “Rrufesë III”, që ka mbërritur në zyrat e OVL-UÇK-së, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se te këto dosje ka emra të bollshëm e flitet për aktakuza.
“Çdo send duhet të hetohet se çka vie këtu. Ka emra të bollshëm. Flitet për ngritje të aktakuzave për këta emra. Po mundohen me çdo kusht ta nënçmojnë UÇK-në”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ndërkaq, nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se tek kjo propozim-aktakuzë, përmenden pesë emra.
“Është propozim-aktakuzë, ku përmenden emra si Azem Syla, Hashim Thaçin, Kadri Veseli e të tjerë, e këtu përmenden edhe fshatra”, ka thënë Haradinaj.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se personi që ka sjellur këto dosje, do t’i sjell në CD.
“Personi që i ka sjellur këto, ka thënë që nuk do të ketë më dosje, por vetem CD, dhe do t’i quaj ‘pjata fluturuese’”, ka thënë ai.
I pyetur se a do t’i publikojë ato CD, Haradinaj është pergjigjur duke thënë se “do t’i publikojm ato CD”, e ju ka bërë thirrje që mediat t’i publikojnë dosjet e deritanishme pasi që janë pushteti i katërt në vend./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës