Nga rritja e shtesave për nënat tek heqja e masave të BE-së, këto janë top 10 lajmet më të mira të 2025-tës sipas Kurtit

12:20 | 31 Dhjetor 2025
E.H

Në prag të ndërrimit të moteve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka publikuar 10 lajmet që sipas tij, janë më të mirat e vitit 2025.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se vitin 2025 po e mbyllim me shumë lajme të mira për vendin dhe qytetarët, shkruan Arbresh.info

“Këto janë top 10 lajmet e mira të vitit 2025:

  1. Rritja e shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro dhe e pagesës së pushimit të lehonisë nga Qeveria prej 223 euro në 319.5 euro;
  2. Rritja e pensionit bazik në 150 euro;
  3. Forcimi i ushtrisë me dronë amerikanë Puma, dronë luftarakë turk Skydagger dhe sistemin antitank gjerman Panzerfaust 3
  4. 4 njohje të reja, pasaportë edhe më e fuqishme në indekset ndërkombëtare dhe heqja e masave të padrejta të BE-së;
  5. Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një për këmbësorë dhe një për vetura;
  6. Përurimi i Depos së re Qendrore të Barnave, pas më shumë se 20 vjetëve;
  7. Anëtarësimi me të drejta të plota në EQAR, pas përjashtimit në vitin 2018;
  8. Vazhdimi i programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, 202 milionë dollarë grant nga shteti amerikan investim në sektorin e energjisë;
  9. Bursa e Mobilitetit për Studentë që udhëtojnë për të ndjekur studimet, për herë të parë një mbështetje e tillë për studentë;
  10. Kosova hiqet nga listat e FMN-së dhe Bankës Botërore të shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale