Një muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ndaj 25 zyrtarëve policorë të arrestuar të hënën në operacionin e koduar me emrin “Pika”.
Sipas njoftimit të gjykatës lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej nga një muaji, 25 zyrtarëve të arrestuar të hënën (14 mars) në operacionin e koduar me emrin “Pika”.
Ndërsa, ndaj 25 zyrtarë të tjerë, gjykata do të merret gjatë ditës së nesërme, shkruan arbresh.info.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëzet e pesë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç. Të pandehurve iu është caktuar paraburgimi në bazë të nenit 165 paragrafi 2 nën paragrafi 2.5 pika 2.5.2 dhe 2.5.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Gjykata ka mbajtur seancën dëgjimore edhe për njëzet e pesë të pandehur të tjerë, ndërsa vendimi nga gjykata do të merret gjatë ditës së nesërme.
Ndryshe, një ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Pika” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Gjakovë dhe Prizren, i cili ka rezultuar me arrestimin e 50 personave.
Operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
IPK ka njoftuar se hetuesit e Departamentit të Hetimeve muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë-kalimeve kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe dy zyrtarëve doganorë./arbresh.info/
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë