Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre personave të dyshuar për veprën penale lëndimi i rëndë trupor në bashkëkryerje.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se të dyshuari E.S dhe Sh.R më datë 20.06.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje iu shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve J dhe A.M., transmeton Arbresh.info.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit E.S. dhe Sh.R., më datë 20.06.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve J dhe A.M., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes vete, duke i`u shkaktuar lëndime të rënda trupore, në atë mënyrë që me të zbritur nga vetura në vendin e lartcekur, aty takohen me të pandehurit, me thika dhe aty fillon përleshja mes tyre, ku i pandehuri E. e godet me pjesën e dorëzës së thikës në kokë dhe me një shkop druri në pjesën e kokës të dëmtuarin A.M., kurse i pandehuri H. e godet me teh të thikës në pjesën e gjoksit, e pastaj me grushta në kokë dhe fytyrë të dëmtuarin J.M., e po ashtu të pandehurit Sh. Dhe E., e godasin me thikë në pjesë të trupit të dëmtuarin të mitur, me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, për të pandehurin A.M., ekziston dyshimi i bazuar se më date 20.06.2025, rreth orës 22:00 në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve H.B., Sh.R. dhe E.S., në atë mënyrë që fillimisht i pandehur A. e godet me një guri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., ndërsa i pandehuri J. e godet me një shufër hekuri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore”, thuhet më tej në njoftim.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...