Google ADS

Nga nesër paralajmërohet që sërish do ketë vërshime

08:18 | 23 Janar 2023
Emir Abduramani

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të ketë përsëri reshje të mëdha të shiut, të cilat, pritet ta përkeqësojnë situatën e krijuar nga vërshimet në Skënderaj, Klinë e Mitrovicë.

Sipas IHMK-së, toka në këto vende është tejngopur me ujë.

“Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK_s, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), gjatë datës 24/01/2023, pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit. Duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësoj edhe më tutje situatën, ngase rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale, tokat sidomos ato në viset e rrafshëta janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre absorbues, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore”, thuhet në njoftim, përcjell arbresh.info.

Reshjet e shiut gjatë javës së kaluar kanë shkaktuara vërshime në disa zona të Kosovës, ku komunat më të prekura ishin Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Zubin Potoku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme