Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19.
Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi.
Qytetarëve u bëhet thirrje që t’i qasen platformës eKosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19.
https://ekosova.rks-gov.net/Service/14
Kategoritë të cilat mund ta caktojnë termine për vaksinim janë si në vijim:
Qytetarët
e moshës mbi 40 vjeç.
Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe
(me dëshmi mjekësore);
Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë
shëndetësorë; Mësimdhënës; Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK); pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës; zjarrfikësit;
Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për
udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Zyrtarët publikë;
Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;
Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem
Jashari”;
Zyrtarët doganorë;
Gazetarët;
Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.
Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas
vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.
Vëmendje:
Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 –
15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më parë. /arbresh.info/
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...