Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për rritjen e subvencionimit për çdo lindje, duke e çuar shumën në 600 euro.
Sipas vendimit, nga janari i këtij viti subvencionimi është rritur nga 500 euro sa ishte më parë, në 600 euro për çdo lindje të realizuar në repartin e maternitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Latifi ka bërë të ditur se kjo rritje është pjesë e zotimit të tij publik, duke shtuar se deri në fund të mandatit subvencionimi për çdo lindje pritet të rritet në 750 euro.
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare