I nxehti i madh i ditëve të fundit ka bërë që shumë qytetarë të kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente në QKUK.
Një mjek kujdestar tash ka thënë për Klan Kosova se numri është trefish më i madh se zakonisht, i atyre që drejtohen te ta për të marrë trajtim mjekësor.
“Zakonisht në muajt e verës kemi shtim të aktiviteteve kemi edhe mërgimtar edhe kemi fluks më të madh të pacientëve”.
“Kemi raste me lëndine ne punë, komunikacion dhe goditja nga dielli”, ka thënë mjeku kujdestar.
Shumica e atyre që kërkojnë ndihmë aty janë të prekur me sëmundje kardiovaskulare.
“Qytetarët duhet ta shmangun pikun e ditës dhe të pinë lëngje sa më shumë”.
“Tash jemi në fillim të sezonit por kemi fluks të madh, kemi dyfishim, trefishim”.
Ai ka bërë thirrje që përveç diellit qytetarët të kenë kujdes edhe në komunikacion, ata që punojnë ndërtimtari dhe në bujqësi.
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...